Më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, Policia njofton se ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё.
Pas daljes në vendngjarje, patrulla policore ka vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar. Policia i është vënë pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar: D.F. i lindur me 1992 mashkull/Kosovar”.
I dyshuari ka shtёnё nё drejtim tё veturës me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por ka shpëtuar pa lëndime.
“Njësitet policore, pas njё hetimi tё shkurtër, kanё arritur ta gjejnё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast”, thuhet në komunikatën e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 or
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...