Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike - Gazeta Express
string(76) "keshilli-kombetar-i-pd-pezullon-nga-funksioni-kryesine-e-partise-demokratike"

Shqiperi

Gazeta Express

27/07/2023 20:30

Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike

Shqiperi

Gazeta Express

27/07/2023 20:30

Pas anulimit të zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e PD, Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur pezullimi i veprimtarisë së Kyesisë së kësaj partie.

Bëhet me dije se ky vendim është marrë me argumentin se Këshilli ka vërejtur se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë.

“Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”, mësohet të jetë thënë brenda mbledhjes së Këshillit.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement