Qendra Kinematografike e Kosovës mbështet garën e “Pitch it” në Anibar, nga ku u zgjodhën katër fitues. Vendi i tretë: STICK WITH ME nga Albana Hajdini, vendi i dytë: WHACKY BUFFOONS nga Erin Krasniqi, vendi i parë: THE PUMPKIN & THE SCARECROW nga Finesa Peja.
Anibar pati nderin që për herë të dytë të mbajë edhe garën “Pitch it” e cila ka për qëllim mbështetjen e animatorëve të rinj nga Kosova. Nga 8 pjesëmarrës 4 u zgjodhën fitues nga juria profesionale Marko Dješka, Vessela Dantcheva dhe Teddy Grouya.
Gara e pitching u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Shoqërinë e Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe AmDocs festival!
Fituesit janë:
Vendi i tretë: STICK WITH ME nga Albana Hajdini në vlerë 500 euro dhe mentorship
Vendi i dytë: WHACKY BUFFOONS nga Erin Krasniqi në vlerë 700 euro dhe mentorship
Vendi i parë: THE PUMPKIN & THE SCARECROW nga Finesa Peja në vlerë 1000 euro dhe mentorship
Çmimi special: THROUGH THE CRACKS nga Jeta Sokoli; mentorship.