Dy kartonë të kuq u dhanë në ndeshjen Europa-Dukagjini, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Bujar Shabani nga Dukagjini dhe Jesus Pozo i Europas u ndëshkuan me karton direkt të kuq pas një përleshjeje që patën.
Rezultati aktual është 0:1 për Dukagjinin, teksa rezultati i përgjithshëm është 3:1 për klinasit.