Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka kritikuar dje ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se nuk kishte paguar gjobat e makinës së Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për tre gjoba të papaguara 26 janar 2022, 6 korrik 2022, 19 dhjetor 2021.
Më 26 janar 2022 makina e Ministrisë së Brendshme është gjobitur në Tiranë me 1000 lekë, por me kamatë vonesën vlera e gjobës ka shkuar në 1760 lekë. Po me të njëjtën vlerë është gjobitur edhe më 19 dhjetor 2021. Ndërkohë, më 6 korrik 2022 makina e Ministrisë së Brendshme është gjobitur në Lushnjë me 20 mijë lekë, ndërsa me kamatë vonesë vlera e gjobës ka shkuar në 3270 lekë.