Tani mundësitë për të qenë pjesë e qytezës Marigona Hill janë shumë më të volitshme. Marigona Hill dhe ProCredit Bank kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për blerjen e pronës në Marigona Hill. Përmes kësaj marrëveshje ofrohet financim deri në 90 % të çmimit të shitblerjes së paluajtshmërisë, me kohëzgjatje deri në 30 vjet apo financim mbi 90 % të çmimit të shitblerjes se paluajtshmërisë, me kohëzgjatje deri në 15 vjet.
Në veçantitë e kësaj marrëveshje përfshihen ndër të tjerash edhe mundësia e vendosjes së pronës së blerë si hipotekë, financimi pa garantues, financimi deri në 100% dhe norma fikse për 5 vitet e para.
Qyteza “Marigona Hill” është e konceptuar dhe po ndërtohet sipas standardeve të larta të ndërtimit dhe atyre ekologjike, duke siguruar harmoni të plotë me natyrën. Shfrytëzoni ofertën dhe na vizitoni për blerjen e shtëpisë, tarracierit apo apartamentit tuaj të ri. Për më shumë detaje kontaktoni në 049/8 162 000 apo [email protected].