Oana Lungescu i jep lamtumirën NATO-s pas 13 vitesh në detyrë si zëdhënësja kryesore - Gazeta Express
string(84) "oana-lungescu-i-jep-lamtumiren-nato-s-pas-13-vitesh-ne-detyre-si-zedhenesja-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2023 18:10

Oana Lungescu i jep lamtumirën NATO-s pas 13 vitesh në detyrë si zëdhënësja kryesore

Lajme

Gazeta Express

18/07/2023 18:10

Në Bruksel ajo cilësohet një ndër gratë më me influencë. Është vështirë të imagjinosh në daljet publike Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pa Oana Lungescun në krahë. Lungescu jo vetëm ka qenë prej më shumë se një dekade zëdhënësja kryesore e NATO-s por dhe civilia më me ndikim e Aleancës.

Pas 13 viteve në detyre ajo është larguar nga posti. Lajmin e ka bërë më dije në Twitter ambasadori rumun në selinë e NATO-s Dan Neculaescu i cili shkruan se Oana është jo vetëm një mike e mirë por edhe një profesioniste e jashtëzakonshme dhe ndoshta një ndër zëdhënëset më të mira që Aleanca ka patur.

C3f019ab 1c0e 4865 Ab5e 1ec2f119fcd6
93336bcf Ec56 41d0 A3fc Cda7ef53da97

Oana Lungescu nuk ka mbajtur vetëm rolin e zëdhënëses kryesore e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por ajo vazhdimisht ofronte këshilla strategjike për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, si dhe për gjithë zyrat e shtypit të NATO-s, përfshirë median sociale që nga viti 2010. Ajo gjithashtu ISHTE  përgjegjëse për të gjitha fjalimet dhe publikimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lungescu ishte gruaja e dhe gazetarja e parë që ka mbajtur këtë post.

Lungescu e lindur në Rumani, shërbeu si gazetare në BBC Në vitin 1997, ajo u emërua korrespondente për të mbuluar çështjet evropiane në Bruksel, ku mbuloi pothuajse çdo samit të BE-së dhe NATO-s.

Në vitin 2016, prestigjiozja “Politico” e cilësoi Lungescun një nga gratë më me ndikim në Bruksel.