Një 11-vjeçar është plagosur në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa ishte duke luajtur.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, ku i mituri 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...