OVL-ja e përkrah protestën e nesërme, paralajmëron se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në Kuvend - Gazeta Express
string(91) "ovl-ja-e-perkrah-protesten-e-neserme-paralajmeron-se-sdo-ti-le-deputetet-te-hyjne-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2023 16:11

OVL-ja e përkrah protestën e nesërme, paralajmëron se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

14/07/2023 16:11

Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë të ditur se do ta përkrahë protestën e nesërme të shoqërisë civile, që është paraparë të nisë nga ora 18:00.

OVL e UÇK-së mbajti një mbledhje ku bëri të ditur se një protestë tjetër do ta organizojnë edhe vetë ditëve të vazhdim.

Ata paralajmëruan se do t’i bllokojnë seancat e Kuvendit dhe nuk do t’i lënë deputetë që të hyjnë brenda kur ka seanca në të ardhmen.

Kjo pasi qeveria nuk i ka përfshirë veteranët në pagën minimale që u votua në lexim të dytë mbrëmë./klankosova/