Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika në vitin 2021, në Britaninë e Madhe.
Bëhet me dije se dy shqiptarët, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mentor Selmani, 28 vjeç, u shpallën fajtor për vrasje nga pakujdesia nga gjykata britanike
Kujtojmë se 22-vjeçari Armend Xhika ndërroi jetë nga plagët me thikë gjatë një konflikti në Earl Marshal Road, Burngreave, Sheffield të Anglisë më 13 maj të vitit 2021.
Gjatë gjyqit në Sheffield Croën Court, anëtarët e jurisë dëgjuan se si një grup burrash, përfshirë Senian dhe Selmanin, takuan Armendin dhe tre miqtë e tij.
Takimi u organizua pas një aksidenti të vogël automobilistik më herët atë ditë, për të cilin Armendi u fajësua. Pamjet e kamerave të treguara gjatë seancës gjyqësore kanë treguar Armendin e plagosur bashkë me tre shokët e tij. 22-vjeçarin e dërgoi një shok i tij në shtëpi dhe më pas ia ndërroi jetë në mënyrë tragjike.
Sipas dëshmive në seancë, ai kishte pësuar një plagë të thellë 10 cm me thikë në gjoks. Tehu i kishte prekur zemrën, ndërsa kishte marrë edhe katër plagë me thikë në qafë dhe trup./Gazeta Express