Threads po
kërkon të shtojë një ‘home feed’, vetëm me postime, në rend kronologjik, nga
njerëzit që ndjek secili përdorues, sipas shefit të Instagramit, Adam Mosseri.
Aktualisht, ‘home
feedi’ tregon përmbajtje të përziera, nga postime të rekomanduara tek ato të
ndjekura.
Threads u
preznatua si një “version fillestar” në fillim dhe kompania ka sinjalizuar se
do të vijnë më shumë funksione të reja.
Instagrami, i
cili është në pronësi të Metës, ndërtoi aplikacionin Threads.
Veçoritë e reja
të Threads do të përfshijnë edhe mundësinë për të edituar postimet, përkthimi
në gjuhë të ndryshme dhe kalimi më i lehtë midis llogarive të ndryshme të
Threads.
Kompania
gjithashtu po punon që postimet në Threads të bëhen edhe përmes kompjuterit.