Tumori ka infiltruar organet abdominale dhe është arritur të largohet me sukses nga Dr. Ilir Fazliu dhe ekipa e tij. Eksperienca e heqjes së një tumori intra-abdominal masiv të peshës 27 kg është një sfidë serioze për ekspertët kirurgjikë.
Procedurat kirurgjikale komplekse, janë përdorur për të trajtuar tumoret e mëdha të këtij lloji. Përveç skanimit të plotë të pacientit dhe diagnozës së saktë, skuadra së bashku me mjekun operator Dr. Ilir Fazliu ka kryer një plan të hollësishëm operativ për të hequr tumorin.
Kjo përfshin identifikimin e rrjedhës së gjakut dhe zhvendosjen e organeve për të siguruar qasje dhe siguri të mjaftueshme gjatë operacionit.
Kirurgu ka punuar me kujdes për të hequr tumorin dhe për të minimalizuar problemet që mund te lindin gjatë operacionit në organet dhe strukturat tjera.
Pacientja është është liruar për në shtëpi dhe gëzon shëndet të mirë.
Bashkangjitur mund të shihni fotografitë dhe CT-në e gjendjes paraprake si dhe të tumorit pas operacionit.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60.
aaaaa