Dukagjini ka vazhduar me përforcime në prag të debutimit në garat ndërkombëtare.
Ekipi nga Klina ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e futbollistit Dren Feka, transmeton Gazeta Express.
Dren Feka vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut.
Nga Hamburgu ai kaloi në Superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit. Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...