“Gurorja vijon punën njësoj”, flasin banorët në Borizanë: Janë futur në hasmëri dy fiset më të mëdha në Krujë - Gazeta Express
string(105) "gurorja-vijon-punen-njesoj-flasin-banoret-ne-borizane-jane-futur-ne-hasmeri-dy-fiset-me-te-medha-ne-kruje"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2023 20:03

“Gurorja vijon punën njësoj”, flasin banorët në Borizanë: Janë futur në hasmëri dy fiset më të mëdha në Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2023 20:03

Një gurore u bë shkaku i një sërë ngjarjeve në Krujë ku dy kushërinj të fisit Maja u dhunuan brutalisht nga familjarët e deputetit socialist tashmë të dorëhequr, Rrahman Rraja.

Sipas banorëve, këtyre ngjarjeve gurorja vazhdon punën pa asnjë shqetësim.

Banorët kanë treguar për gazetarin Igli Çelmeta se janë bërë dhjetëra denoncime, por nuk janë marrë parasysh.

Ndër të tjera, ata tregojnë se prej gurores kanë hyrë në konflikt dy fiset më të mëdha të Krujës dhe paralajmërojnë ngjarje të tjera nëse autoritetet nuk reagojnë.

“Kemi bërë 40 denoncime, por i kanë lënë në sirtar. Në Dukagjin ka 100 vjet që nuk ikën gjakmarrja, tani shteti e ka fut edhe në Krujë. Nuk ka shtet këtu o vëlla. Këtu nuk ka kriminelë, por të parët janë policët e Fushë-Krujës dhe të dytët vijnë në Tiranë që nuk i komandojnë të Fushë-Krujës. I bëj thirrje Edi Ramës sepse keni për ta bërë gjakderdhje kot. A mund t’i dalin familjes para me gjithë atë dhunë që kanë bërë? Unë më mirë pranoj vdekjen se atë dhunë barbare, se nesër pasnesër më thotë gruaja ‘mos e ngre zërin se të kanë rrahur e s’ke surrat të më shohësh’.  A ka shtet a jo, a të shkojmë të vrasim veten a çfarë të bëjmë… Prej shtëpie na nxorën. Kanë hyrë në hamësi dy fiset më të mëdha të Krujës, se keni për t’ia dëgjuar krismën po nuk ndërhyri shteti”, tha një nga banorët.

Kujtojmë se pas ngjarjes së dy ditëve më parë, ditën e sotme ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku vendosën që të ketë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës për shkak se ka pasur tentativa për të mos e raportuar përfshirjen e fisit Rraja në këtë sherr.