Ja pse nuk duhet të uleni pranë dritares në aeroplan
AutoTech
Gazeta Express
07/07/2023 22:07
Shumë njerëz kanë dëshirë që të ulen pranë
dritares së aeroplanit, por dermatologët thonë se një gjë e tillë e dëmton
lëkurën.
Dermatologu, Magnus Lynch tha se qëndrimi ulur
pranë dritares mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës dhe plakjes së
hershme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Kur jeni në lartësi, si në një aeroplan,
intensiteti i rrezatimit ultravjollcë (UV) rritet. Kjo do të thotë që ju
ekspozoheni ndaj niveleve më të larta të rrezatimit UV gjatë fluturimit në
krahasim me të qenit në tokë”, është shprehur ai.
Sipas tij, rrezet ultravjollcë vijnë direkt
nga dielli dhe mund të dëmtojnë seriozisht lëkurën, ndaj rekomandon që të
përdorni krem dielli në këto raste.