Sot është zbuluar kalendari i sezonit 2023/24 në
Serie A.
Në ndeshjen e parë, kampioni i freskët Napoli do të
ketë punë me Frosinonen, ndërsa Juventusi do ta ketë një udhëtim të vështirë në
Udine.
Interi do ta jetë mikpritës i Monzas, kurse Milani do ta vizitojë Bolognan, shkruan “Gazeta Express”.
E Derby della Madonnina do të luhet në xhiron e katërt,
ndërsa Kuqezinjtë do të kenë punë me Juventusin në xhiron e nëntë në një tjetër
sfidë të madhe.
Sezoni i ri në kampionatin italian do të nisë më 20 gusht. /Gazeta Express/