Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në periferi të Durrësit, në zonën e plazhit
Mësohet se kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili sapo ka mbërritur pranë objektit.
Roja i fabrikës i ndihmuar nga banorë të lagjes kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përparimit të tyre drejt fabrikës, raporton TCH.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar.