string(36) "marcus-thuram-zyrtarizohet-te-interi"

Sport

Gazeta Express

01/07/2023 11:48

Marcus Thuram zyrtarizohet te Interi

Sport

Gazeta Express

01/07/2023 11:48

Marcus Thuram është lojtari më i ri i Interit.

Klubi italian ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez, shkruan Gazeta Express.

Thuram ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

25-vjeçari i bashkohet “Nerazzurrëve” si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës me Borussia Monchengladbach.

Ai ishte pjesë e klubit gjerman që prej vitit 2019.

Në sezonin e fundit Thuram regjistroi 32 paraqitje në total, shënoi 16 gola dhe kontribuoi me shtatë asistime. /Gazeta Express/