Gazetari Eni Ferhatika deklaruar se Alma Kaçit, gruaja që filmoi veten dhe ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit njihet si gazetare në Durrës e cila ka pasur disa eksperienca në disa media lokale dhe se më herët ajo ka bërë edhe një kurs për dedektive private.
Gazetari në “Now me Erla Mëhillin” ka treguar disa detaje nga pistat e hetimit të ngritura rreth se ajo e ka pranuar vetë se filmimi është bërë prej saj me arsyen se kryebashkiaku e kishte ngacmuar më herët kur kishin qenë vetëm, ndaj në këtë takim ajo kishte vendosur ta filmonte, pavarësisht se ka pranuar se nuk ka qenë e detyruara për të kryer marrëdhënie me Gjicin.
“Është folur edhe për gazetari investigative. Alma Kaçi ka bërë një kurs për dedektive private të cilin nuk e ka përfunduar. Ka bërë një kurs në një shoqatë që merret me këtë proces prej një muaj e gjysmë, nuk e ka përfunduar kursin por për një muaj e gjysmë ka marrë disa njohuri fillestare për këtë profesion privat që ka filluar të njihet e të funksionojë në Shqipëri. Ajo njihet në qytetin e Durrësit si një gazetare lokale apo korresondente, që ka pasur disa eksperienca të caktuara në disa media lokale”,-tha Eni Ferhati.
/Gazeta Express