“Në kuadër të dashurisë” publikohen foto të Luizit dhe Oltës gjatë xhirimeve
TV/Film
Gazeta Express
26/06/2023 22:37
Luizi dhe Olta janë pjesë e një filmi dhe
tashmë kjo dihet.
Dyshja kanë nisur tashmë xhirimet e këtij
filmi, shkruan lajmi.net.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e sotme janë publikuar disa foto të
Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken
brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar.