Kosova në top formë, fiton ndeshjen e tretë kundër Turqisë në Kampionatin Ballkanik - Gazeta Express
string(82) "kosova-ne-top-forme-fiton-ndeshjen-e-trete-kunder-turqise-ne-kampionatin-ballkanik"

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 12:43

Kosova në top formë, fiton ndeshjen e tretë kundër Turqisë në Kampionatin Ballkanik

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 12:43

Ekipi i Kosovës, meshkujt, po tregon formë të lart në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, derisa ka fituar edhe ndeshjen e tretë.

Pasi fitoi të parën, pësoi disfatën në të dytën, sot dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arriti fitore të rëndësishme për të qëndruar në garë më tutje për titull, duke mposhtur dyshen turke Burak/Baysal.

“Dardanët”, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, triumfuan me rezultat 2-0 (21-15, 21-18).

Ishte një paraqitje brilante, e dominuar në të dy setet nga tanët, ndërsa shpresojmë në performancë të njëjtë edhe në përballjen e radhës.

Kur flasim për ndeshjen e radhës, ajo do të jetë kundër ekipit nga Serbia (Rajkovic/Mkaric) sot, e shtunë, me fillim nga ora 15:20. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement