Delegacioni i Fondacionit ‘Lumbardhi’ në Bruksel - Gazeta Express
string(46) "delegacioni-i-fondacionit-lumbardhi-ne-bruksel"

Arte

Gazeta Express

22/06/2023 15:37

Delegacioni i Fondacionit ‘Lumbardhi’ në Bruksel

Arte

Gazeta Express

22/06/2023 15:37

Delegacioni i Fondacionit Lumbardhi, i përbërë nga drejtori ekzekutiv, Ares Shporta, drejtoresha për financa dhe zhvillim, Fitore Rexhepi dhe anëtarja e bordit Rozafa Basha po marrin pjesë në programin dy-ditor për “New European Bauhaus in Regions and Cities” në Bruksel.

Pas paneleve, punëtorive e diskutimeve, së bashku me kolegët finalistë nga Shqipëria, Actus, for Vjosa dhe Tek Bunkeri delegacioni është në pritje të fillimit të ceremonisë së çmimeve ku do të kuptohen 15 fituesit nga 61 finalistët nga mbarë Evropa të mbledhur në Bruksel.

Nominimi i titulluar “Becoming Lumbardhi” që përshkon procesin 8-vjeçar të transformimit të Lumbardhit është kandidat në shtyllën e Education Champions në kategorinë “Rrifitimi i ndjenjës së perkatshmërisë”.