Rrëzohet ankimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, çështja nuk kalon në SPAK - Gazeta Express
string(82) "rrezohet-ankimi-i-familjareve-te-viktimave-te-21-janarit-ceshtja-nuk-kalon-ne-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2023 10:23

Rrëzohet ankimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, çështja nuk kalon në SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2023 10:23

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Me këtë vendim çeshtja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posacme, duke i kaluar përfundimisht prokurorisë së Tiranës.

Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.