Elvir Gashijan nënshkruan me Llapin - Gazeta Express
string(35) "elvir-gashijan-nenshkruan-me-llapin"

Sport

Gazeta Express

20/06/2023 20:59

Elvir Gashijan nënshkruan me Llapin

Sport

Gazeta Express

20/06/2023 20:59

Elvir Gashijani është përforcimi i radhës i Llapit.

Klubi llapjan ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me talentin 16-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Gashijani me Llapin ka nënshkruar kontratë profesionale të vlefshme për dy sezone, me opsion vazhdimi edhe për një sezon të tretë.

Mesfushori së fundmi ishte pjesë e 2 Korrikut. Te ky klub ai luajti për tri kategori; senior, junior dhe kadet.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi

“𝗦𝘂𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗮𝗹𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗘𝗹𝘃𝗶𝗿 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝗷𝗮𝗻 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗺𝗲 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶𝗻

Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje 2-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër me njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Kosovë, 16-vjeçarin, Elvir Gashijan.

Gashijan ishte pjesë e KF 2 Korriku, tek i cili ekip ka luajtur për tri kategoritë: Senior, Junior dhe Kadet.

Në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrellës, Gashijan ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke firmosur kontratë profesionale me Llapin.

Ani pse Gashijan ishte i vërshuar nga ofertat e shumta nga ekipet e Superligës sonë dhe atyre nga rajoni, sulmuesi i krahut të djathtë ka pranuar ofertën e klubit tonë si më bindësen për zhvillimin dhe avancimin e tij në karrierë.

Elvir Gashijan ka pasur statistika të jashtëzakonshme me 2 Korrikun në edicionin që sapo lamë pas:

Me ekipin senior: 15 ndeshje, 812′ minuta të luajtura, 3 asistime, 3 penalti të fituara

Me ekipin junior: 11 ndeshje, 815′ minuta të luajtura, 5 gola, 5 asistime

Me ekipin kadet: 9 ndeshje, 731′ minuta të luajtura, 7 gola, 8 asistime.

KF Llapi i dëshiron mirëseardhje yllit tonë të ri si dhe i dëshiron suksese dhe paraqitje sa më të mira për fanellën tonë, ndërsa publiku duhet të pres pak kohë për ta shijuar magjinë e tij në edicionin e ri”. /Gazeta Express/