Escobar e Lajcak njëzëri: Tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë - Gazeta Express
string(73) "escobar-e-lajcak-njezeri-tre-policet-e-kosoves-duhet-te-lirohen-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2023 15:54

Escobar e Lajcak njëzëri: Tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2023 15:54

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë nga Serbia.

Escobar ka thënë se edhe nëse janë rrëmbyer por edhe nëse kanë dalë gabimisht në territorin e Serbisë, tre policët s’kanë pasur synim që të jenë në territorin serb dhe prandaj duhet të kthehen menjëherë tek familjet e tyre, raporton Express.

 “Duam ta shohim lirimin menjëherë. Edhe nëse janë kidnapuar, edhe nëse e kanë gjetur veten në Serbi gabimisht, ata s’kanë pasur qëllim që të jenë në territorin e Serbisë, prandaj duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë”, ka thënë Escobar.

Lidhur me të njëjtën pyetje, Miroslav Lajcak ka thënë se ndan të njëjtin qëndrim me Escobar.

“Ndaj të njëjtin qëndrim”, ka thënë shkurt Escobar./Express/