string(74) "shqiperi-20-moldavi-notat-e-lojtareve-nedim-bajrami-vleresohet-me-se-larti"

Sport

Gazeta Express

17/06/2023 23:18

Shqipëri 2:0 Moldavi, notat e lojtarëve: Nedim Bajrami vlerësohet më së larti

Sport

Gazeta Express

17/06/2023 23:18

Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin 2:0.

Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare.

Bajrami, i cili luajti për 88 minuta, u vlerësua më së larti nga kjo përballje. Ai mori notën 8.3.

Pas tij, më së larti u vlerësua Ylber Ramadani – me notën 8.1.

Notat e lojtarëve nga ndeshja Shqipëri – Moldavi:

/Gazeta Express/