Nga autorët e librit “Pse dështojnë kombet”, Daron Acemoglu dhe James Robinson, vjen në gjuhën shqipe një libër po kaq i rëndësishëm: Korridori i ngushtë: Shtetet, shoqëritë dhe fati i lirisë.
Një nga librat më të mirë nga fusha e ekonomisë sipas The Financial Times
Një kornizë vendimtare me pamje të gjerë, që i përgjigjet pyetjes se pse liria lulëzon në disa shtete, por bie në autoritarizëm ose anarki, në të tjerët.
Liria vështirë se mund të jetë rendi “natyror” i gjërave. Në shumë vende dhe në shumicën e rasteve, liria njerëzore është shtypur. Shtetet kanë qenë ose shumë të dobët për të mbrojtur individët, ose shumë të fortë që njerëzit të parandalojnë despotizmin. Korridori drejt lirisë është i ngushtë dhe qëndron i hapur vetëm përmes luftës së paepur dhe themelore mes shtetit dhe shoqërisë.
Sot gjendemi mes një kohe destabilizimi pikëllues. Rreziku në horizont, nuk është vetëm humbja e lirisë politike – por dhe shpërbërja e prosperitetit dhe sigurisë që varen në mënyrë kritike nga liria.
Duke nxjerrë një mori provash nga çështjet aktuale dhe temat e ndryshme të historisë botërore, Korridori i Ngushtë nënvizon natyrën e brishtë të lirisë dhe ofron një kornizë të re se si të mbërrijmë te ajo.
“Ky libër është më origjinal dhe emocionues se paraardhësi i tij. Ka shkuar përtej fokusit mbi institucionet, duke kaluar te mënyra si funksionon vërtet shteti.”
-Martin Wolf, Financial Times
“ Fantastik.”
-Satya Nadella, CEO Microsoft
Përkthyer nga Enela Topulli
Redaktuar nga Florim Canolli