Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës.
Visar Meshi, 35 vjeç ishte pasagjer në automjetin tip “BMW X5” që doli nga rruga.
Të plagosur ng aksidenti mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.
Mësohet se një prej të rinjve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
/Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...