‘About Love on a Small Island’ / Java e filmit etnografik - Gazeta Express
string(53) "about-love-on-a-small-island-java-e-filmit-etnografik"

Arte

Gazeta Express

13/06/2023 15:30

‘About Love on a Small Island’ / Java e filmit etnografik

Arte

Gazeta Express

13/06/2023 15:30

Nesër më Kino Armata shfaqet filmi ‘About Love on a Small Island’, me fillim nga ora 19:00, në kuadër të javës së filmit etnografik organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, UP, në bashkëpunim me Kino ARMATA.

Ky program përbëhet nga një përzgjedhje e tre filmave që paraqesin vizualisht shumësinë dhe kompleksitetin e përvojave njerëzore në kontekste të ndryshme sociale, politike e kulturore në periudha të ndryshme. Përmes fuqisë së rrëfimit antropologjik ky program do të na japë mundësi të zhytemi më thellë në njohjen e kulturave dhe praktikave jetësore të cilat paraqiten përmes këtyre veprave të veçanta.

Bashkë do të mblidhemi për të parë krijimin e filmave dhe për t’u përfshirë në biseda kuptimplota rreth larmisë dhe thellësitë së ekzistencës njerëzore përmes thjerrëzës së kinemasë etnografike.

Filmi “About love on a small island” i qaset marrëdhënieve mes njerëzve dhe intimitetit në një fshat të Iranit përmes përditshmërisë së një familjeje. Filmi vë në pikëpyetje përfaqësimet stereotipike të grave myslimane dhe hap pas hapi, zbulon kompleksivitetin e martesës dhe shumë llojshmërinë e ideve për dashurinë ideale dhe seksualitetin. Kjo vepër është shpërblyer
nga Shoqata e Antropologëve Amerikanë si filmi më i mirë etnografik për studentë.

Pas shfaqjes së filmit do zhvillohet një diskutim me filmbërësen Elaheh Habibi, e cila do të na bashkangjitet virtualisht. Diskutimi do të moderohet nga Rozafa Berisha.

Elaheh Habibi është antropologe vizuale, shkrimtare dhe filmbërëse me bazë në Berlin. Aktualisht ajo ndjekë studimet e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në Paris, me fokus fotografinë gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988). Hulumtimi i saj mbështetet nga Marie Skłodowska-Curie Fellowship.