Plas sherri për parkim, 55-vjeçari në Berat qëllon me pistoletë në ajër, shpallet në kërkim (EMRI) - Gazeta Express
string(94) "plas-sherri-per-parkim-55-vjecari-ne-berat-qellon-me-pistolete-ne-ajer-shpallet-ne-kerkim-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2023 14:01

Plas sherri për parkim, 55-vjeçari në Berat qëllon me pistoletë në ajër, shpallet në kërkim (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2023 14:01

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një nga lokalet e qytetit të Beratit.

Mësohet se pasi ka nisur sherri mes tyre ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.

Lexo Edhe:

Sipas BalkanWeb, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja.

Në vendngjarje ndodhet policia, që po kryen këqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat.

Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.