Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit
Shqiperi
Gazeta Express
09/06/2023 13:07
Dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf janë bllokuar në Sarandë dhe Vlorë, në kuadë të kontrollove për sigurinë gjatë vijës bregdetare.
Drejtuesi i gomones është ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në një zonë të ndaluar.
Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë të rinj pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve me dokumentacionin përkatës.