Kanë përfunduar xhirimet e filmit “HANA”, film që trajton dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë - Gazeta Express
string(103) "kane-perfunduar-xhirimet-e-filmit-hana-film-qe-trajton-dhunen-seksuale-gjate-luftes-se-fundit-ne-kosove"

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “HANA”, film që trajton dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Arte

Gazeta Express

08/06/2023 15:19

Përfunduan xhirimet e filmit të gjatë “HANA”, film ky që trajton dhimbjen më të madhe të luftës së fundit, dhunimin seksual të rreth 20.000 grave shqiptare nga militarë dhe paramilitarë serb.

Filmi “HANA” trajton mbi të gjitha shërimin e grave tona nga trauma e akumuluar mbi 20 vite të cilat e përjetojnë shërimin e tyre duke u ballafaquar edhe njëherë me ngjarjen e tyre nëpërmjet Art-it si formë e Art Terapise.

Lexo Edhe:

Filmi “HANA” u realizua nga shtëpia filmike “Ajo Pictures” me regjisor: Ujkan Hysaj, skenarist: Fadil Hysaj dhe producent: Ujkan Hysaj & Kushtrim Koliqi.

Xhirimet e filmit filluan me 24 prill 2023 dhe përfunduan me 4 qershor 2023, duke përfshirë kështu 26 ditë xhirime.