Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri - Gazeta Express
string(65) "svecla-publikon-pamjet-momenti-kur-dy-shqiptaret-sulmohen-ne-veri"

Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 17:32

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet, ku shihen sulmet e dy shqiptarëve në qendër të Mitrovicës së Veriut.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Lexo Edhe:

Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.

“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.