Osmani nga Moldavia: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe - Gazeta Express
string(95) "osmani-nga-moldavia-vuciq-duhet-ta-ndaloje-mbeshtetjen-per-bandat-kriminale-nese-vertet-do-paqe"

Osmani nga Moldavia: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 10:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe.

“Ai duhet ta tregojë këtë”, tha Osmani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Lexo Edhe:

Osmani po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillon punimet në Kishinjev të Moldavisë.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale serbe”, të dirigjuara nga Beogradi, për tensionet në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Vuçiq e ka hedhur fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.