Rita Petro pomovon romanin “Lindur së prapthi” - Gazeta Express
string(44) "rita-petro-pomovon-romanin-lindur-se-prapthi"

Rita Petro pomovon romanin “Lindur së prapthi”

Arte

Donjeta Abazi

31/05/2023 16:11

Në ambientet e librarisë Dukagjini, në Prishtinë, mbrëmë është bërë promovimi i romanit “Lindur sp prapthi” i shkrimtares nga Shqipëria, Rita Petro. 

Lexo Edhe:

Në takimin e zhvilluar e moderuar nga Ag Apolloni bashkë me autoren e librit, u fol për idenë, tematikën, zhanrin e përdorur dhe periudhat kohore të përfshira në romanin “Lindur së prapthi” (botuar nga Onufri, Tiranë, 2023).

Te “Lindur së prapthi”, autorja, ani pse nuk rrëfen në veten e parë, rrëfen përvoja personale, saktësisht kujtime të së kaluarës.

Autorja ndër të tjera rrëfen për periudhën e komunizmit në Shqipëri, kohen kur ajo thurte vargje erotike të cilat nuk e panë dritën e publikimit deri pas viteve të 90-ta, sepse konsideroheshin të ndaluara për kohën. E tillë konsiderohej edhe poezia ‘E dashura e babait’, një poezi që Petro e ka të freskët në mesin e shumë poezive e ngjarjeve të asaj kohe. Ajo madje thotë se autorin Zhak Prever e kishte lexuar të përkthyer nga botues të Kosovës, sepse në Shqipëri ishin të ndaluara.

Petro flet edhe për librin e saj “Vrima”, për të cilin thotë se mori përsipër ta shkruante jetën e saj si individ, ta rrëfente.

Ideja e ‘Lindur së prapthi’ do të vinte në gërshetimin e idesë për të rrëfyer adoleshencën e disa vajzave, të cilat kishin kaluar vite nën komunizëm, në libër nuk do të flitej për statistika, as për mbetjet e bustit të Enver Hoxhës sepse siç e thotë edhe vet autorja këto të dhëna gjenden lehtësisht neper gazeta, në ‘Lindur së prapthi’ do të ketë rrëfime ndryshe të cilat vijnë për lexuesin pa teori të thella kuptimi por me natyrën e thjeshtë njëjtë siç kujtohen.

“Kam disa personazhe që edhe i shkruaja emrat e tyre të vërtetë, sepse ato më vinin shumë më të sinqerta”.

Mënyra se si u gatua romani nga fillimi në fund ka arsyet specifike. Autorja, ani pse mbështetur kryekëput në kujtimet dhe rrëfimet e saj dhe të njerëzve të saj, do ta ndërtojë një roman në të cilin shumë lexues do ta gjejnë veten. E interesant romanin e bën fakti që i gërshetuar mes realitetit dhe artit të letërsisë është shumë më afër me lexuesin se sa të vinte si autobiografi e pastër, sepse, si i tillë, gjasa që romani të ishte paksa i mërzitshëm do të ishte më e madhe.

Rita Petro njihet si shkrimtarja që nuk u nënshtrua nën petkun e masës e të pushtetit, doli krejt hapur, zhveshur si autore, me vargje erotike, me vargje që ajo i jetësoj në letërsi herët a vonë.

Në gjenezën e secilit krijim të Rita Petros gjendet erotika, e sinqerta dhe thyerja e tabuve shoqërore. Ani pse kjo kryekëput feministe, shkrimet e autores marrin ngjyrime të tilla revolte të lehtë, në mënyrën e saj, duke mos u shkëputur nga e brishta femërore dhe dashuria.

Këtë roman e ka botuar shtëpia botuese Onufri.

Rita Petro (Filipi), e lindur në Tiranë, më 13 mars 1962, ka diplomuar për Letërsi e Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tiranës: është specializuar për Filozofi e Kulturë greke në Universitetin Filozofik të Athinës (1993), me profesion specialiste didakte për lëndën e Gjuhës e të Letërsisë në shkollë. Gjithashtu, autore e shumë teksteve shkollore dhe drejtoreshë e shtëpisë botuese Albas.

Veprat e autores: Vargje të përfolura (1993), Shija e instinktit (1998), Këtu poshtë këndohet live (2002), Në intimitet…nga Rita (2006), Vrima (2014), Kënga e turmës (2016) etj.

/Gazeta Express