BF ankimoi rezultatin për Bashkinë e Belshit, KAS shtyn vendimin - Gazeta Express
string(63) "bf-ankimoi-rezultatin-per-bashkine-e-belshit-kas-shtyn-vendimin"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 19:34

BF ankimoi rezultatin për Bashkinë e Belshit, KAS shtyn vendimin

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 19:34

KAS ka shtyrë vendimin për kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut të Kosovës në rezultatin për bashkinë e Belshit.

Deri të hënën BF duhet të plotësojë ankesën dhe burgu i Kosovës duhet të sjellë në KQZ info për të burgosurit që kanë votuar.

Lexo Edhe:

Diferenca mes dy kandidateve ne përmbyllje te numërimit ishte 40 vota plus për Arif Tafanin e PS, nëse pranohet kërkesa e BF dhe shpallet e pavlefshme kutia e burgut, rezultati mund te përmbyset ne favor te kandidatit te opozitës, Bedri Qypi.

Në total koalicioni Bashkë Fitojmë konteston 88 vota që pretendon se duhej të shpalleshin të pavlefshme, por i janë llogaritur kandidatit të PS.

Të njëjtën kërkesë BF e ka bërë edhe për bashkinë e Rrogozhines, ku gjithashtu ka qenë vendimtare kutia e burgut të Rrogozhinës në shpalljen e fituesit. Kërkesa për Rrogozhinën, shqyrtohet nesër.