Karl-Heinz Rummenigge rikthehet me pozitë të re te Bayerni - Gazeta Express
string(58) "karl-heinz-rummenigge-rikthehet-me-pozite-te-re-te-bayerni"

Sport

Gazeta Express

30/05/2023 19:44

Karl-Heinz Rummenigge rikthehet me pozitë të re te Bayerni

Sport

Gazeta Express

30/05/2023 19:44

Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer sërish në klubin e Bayern Munichit.

Klubi gjerman njoftoi këtë të martë se Rummenigge është bërë anëtari i Bordit Mbikëqyrës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

61-vjeçari ishte Kryetar i Bordit të Bayernit nga viti 2002 deri në korrik të vitit 2021.

Herbert Hainer, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës te “Bavarezët” u shpreh: “Jemi të lumtur që kemi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të Bordit tonë Mbikëqyrës. Ai është një nga personalitetet më të mëdha në historinë e klubit tonë, të gjithë i dinë meritat e tij. Përvoja e tij, ekspertiza dhe rrjeti i tij ndërkombëtar do të na ndihmojnë jashtëzakonisht në mënyrë që FC Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.  

Kurse, Karl-Heinz Rummenigge deklaroi: “Do të doja të falënderoja bordin mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes FC Bayern në këtë trup në të ardhmen. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar që festova shumë suksese me këtë klub, kështu që jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”. /Gazeta Express/