Jorg Schmadtke, drejtori i ri sportiv i Liverpoolit
Sport
Gazeta Express
30/05/2023 17:56
Jorg Schmadtke është emëruar si drejtori i
ri sportiv i Liverpoolit.
Schmadtke i bashkohet klubit anglez pas
një periudhe prej më shumë se katër vitesh në të njëjtin rol te Wolfsburgu, nga
ku u largua në janar, shkruan Gazeta Express.
Gjermani do të marrë detyrën nga Julian
Ward, i cili u largua nga “Anfield”.
59-vjeçari vendosi të pensionohet në fillim
të këtij viti, por oferta e Liverpoolit e ka tërhequr për t’u rikthyer.
Ish-portieri do të fillojë detyrën e tij të re më 1 qershor te “Të Kuqtë”.
We can confirm Jorg Schmadtke has been appointed as the club's new sporting director.