Ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” për herë të parë në Vjenë
Arte
Gazeta Express
30/05/2023 15:41
Ekspozita “Mirë se
vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica, për herë të parë udhëton jashtë
Kosovës. Për disa ditë me radhë do të shfaqet në Vjenë.
Kjo ekspozitë
sjell pranë jush historinë e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila, sikurse edhe
familjarë të tjerë të panumërt në Kosovë, pas gati një çerek shekulli akoma
pret të dijë për fatin e katër fëmijëve dhe burrit të saj, të cilët u rrëmbyen
me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.