Pjesëtarët e KFOR-it kanë nisur t’i largojnë serbët e mbledhur përpara Komunës së Zveçanit.
Kossev raporton se është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar që të lirohet rruga në mënyrë që veturat e Policisë së Kosovës të largohen prej aty, gjë që protestuesit kanë refuzuar, përcjell Gazeta Express.
Në pamje shihet teksa disa nga protestuesit hedhin edhe gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.
Protestuesit kanë kërkuar që të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objekti i komunës.