Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, ndërron jetë 28-vjeçari në Shkodër
Shqiperi
Gazeta Express
29/05/2023 10:26
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, ka ndodhur një aksident i rëndë.
Mësohet se një 28-vjeçar, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.