Grabitje dhe trafikim droge, arrestohen pesë adoleshentë shqiptarë në Greqi
Shqiperi
Gazeta Express
29/05/2023 9:22
Policia greke ka arrestuar një grup adoleshentësh shqiptarë, 16 dhe 17 vjeç.
Bëhet fjalë për pesë adoleshentë. Ata u arrestuan nga autoritetet pasi akuzohen për trafikim, shitje të lëndëve narkotike dhe grabitje.
Mediet vendase bëjnë me dije se banda e arrestuar është “degëzim” i një bande të madhe kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia shtatorin e kaluar.
Pesë adoleshentët u arrestuan në ambientete e një konvikti në Polotechnoupoli në Athinë.