Edhe FFK-ja i ndal komentet pas skandalit të sotëm, një postim i Agim Ademit merr shumë komente kritike - Gazeta Express
string(102) "edhe-ffk-ja-i-ndal-komentet-pas-skandalit-te-sotem-nje-postim-i-agim-ademit-merr-shume-komente-kritike"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2023 22:11

Edhe FFK-ja i ndal komentet pas skandalit të sotëm, një postim i Agim Ademit merr shumë komente kritike

Futboll

Gazeta Express

28/05/2023 22:11

Pas Ferizajt dhe Dukagjinit, edhe Federata e Futbollit i ka bllokuar komentet në Facebook.

Krejt kjo vjen pas dy ndeshjeve skandaloze që u zhvilluan në xhiron e fundit.

Lexo Edhe:

Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina ishin dy ndeshjet më të përfolura të sotme për mënyrën se si rodhën.

Ferizajasit arritën fitore pas 107 minutave loje, me një gol të pranuar nga portieri i Dukagjinit në mënyrë qesharake.

Kurse, Trepça’89 ishte duke humbur, për ta përmbysur rezultatin në minutat shtesë

E Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar raportin e ndeshjes, por të njëjtin nuk e ka shpërndarë në faqen e tyre në Facebook, siç bën zakonisht.

Madje, në raport, shumica e shkrimit flet për Ballkanin dhe vetëm një fjali për dy ndeshjet që morën vëmendjen kryesore sot.

“Ndërkohë, nga elita pas Drenicës, me rezultatet e ndeshjeve të sotme u përshëndet edhe Trepça’89, e cila përkundër fitores kundër Prishtinës (2:1) nuk arriti t’i shmanget pozitës së nëntë, ngase fitores realizoi edhe Ferizaj në duel me Dukagjinin (2:1)”, ishte njoftimi i vetëm që bëri FFK-ja në webfaqen e tyre.

I vetmi publikim në faqen e FFK-së, është momenti kur Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit, postim ky që filloi të merrte komente negative për dy ndeshjet e lartcekura, e që detyroi FFK-në t’i bllokonte komentet njëjtë si vepruan Ferizaj e Dukagjini.

Ndërsa, nëse vizitohet profili i kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, në postimin për Ballkanin, Ademi ka marrë komente negative që lidhen me dy ndeshjet e sotme, Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina.