Të shtunën mbrëma, Granada e Myrto Uzunit u shpall kampione në La Liga 2 për të sigurar kështu rikthimin në La Liga.
Granada mposhti Leganes 2:0, teksa e mbylli sezonin në pozitën e parë me 75 pikë të grumbulluara, shkruan Gazeta Express.
Uzuni kontribuoi edhe në këtë fitore me një gol, për ta çuar në 23 numrin e golave këtë sezon, krahas pesë asistimeve.
Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
E pasi e mbylli një sezon fantastik, 27-vjeçari i propozoi për martesë të dashurës së tij. Propozimi u bë në stadiumin e Granadas.
Uzuni mori përgjigje pozitive, një “Po”, nga e dashura e tij. /Gazeta Express/
✅ Pichichi de #LaLigaSmartBank.
— #Vamos por Movistar Plus+ (@vamos) May 27, 2023
✅ Ascender a Primera.
✅ Pedirle matrimonio a tu chica y que diga que sí.
A Uzuni todo le sale bien. #DeportePlus pic.twitter.com/8uUJVyzRaJ