Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Sevillas, shkëlqen Rodrygo
Futboll
Gazeta Express
27/05/2023 20:58
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj
Sevillas me rezultat 1:2 në kuadër të javës së parafundit në La Liga.
Ishte Rafa Mir që kaloi vendasit në epërsi
qysh në minutën e tretë të takimit, shkruan Gazeta Express.
Rodrygo barazoi shifrat në minutën e 29-të
me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
E gol edhe më të bukur shënoi Rodrygo në të
69-tën për ta përmbysur rezultatin.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në
kuotën e 77 pikëve në vendin e dytë, katër më shumë se Atletico Madridi që ka
një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Sevilla mbetet e 10-ta me
49 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/