Dafina Zeqiri nuk ndalet, vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar
Muzike
Gazeta Express
26/05/2023 22:35
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ardhur
me një tjetër projekt të veçantë.
Kësaj radhe, artistja ka bashkuar forcat me dy
artistë ndërkomëbtar Dystinct dhe Ricky Rich për të sjellur një këngë të re.
Projekti mban titullin “Ku je ti” dhe pasi fillimisht u publikua në të gjitha platformat muzikore, e njëjtë është lansuar tashmë edhe në YouTube e shoqëruar nga një videoklip unik.
Kënëgtarja 34-vjeçare mori vëmendje edhe me
paraqitjen me veshje kombëtare në klip e shoqëruar edhe nga disa vallëtar të
muzikës popullore.
Kujtojmë që kjo vjen pas një tjetër bashkëpunimi të Dafinës me artisten e re Ya Nina “Nasty x See Me”.