Poezia e javës / Li Po: Ankimi i shkallëve të mermerta - Gazeta Express
string(51) "poezia-e-javes-li-po-ankimi-i-shkalleve-te-mermerta"

Poezia e javës / Li Po: Ankimi i shkallëve të mermerta

Arte

Gazeta Express

26/05/2023 16:29

Li Bai, i njohur në Perëndim më shumë si Li Po (19 maj 701 – 30 nëntor 762), poet kinez, konsiderohet ndëri më të mëdhenjtë e dinastisë Tang, bashkë me Tu Fu-në dhe Bai Juyi-n, e po ashtu edhe të tërë letërsisë kneze

ANKIMI I SHKKALËVE TË MERMERTA

Lexo Edhe:

Në shkallët e mermerta

ende rritet vesa e bardhë

Që gjithë natën i ka njomur

pantoflat e saj të mëndafshta,

Por ajo e ul poshtë

grilën e kristaltë tash

Dhe shikon përmes qelqit

hënën vjeshtore.

Marble Stairs Grievance

On Marble Stairs/ still grows the white dew/ That has all night/ soaked her silk slippers,// But she lets down/ her crystal blind now/ And sees through glaze/ the moon of autumn.

Kjo poezi është përkthyer në ‘Cathay’ nga Ezra Pound, me titullin ‘Jewelled Stairs Grievance’, (Ai e ka kthyer në veten e parë, por përkthyesi ka dorë të lirë të zgjedhë përderisa në origjinal nuk ka vetë të foljes.

‘Marble’ (Mermertë) e Marble Stairs (Shkallët e mermerta) në orgjinal është ‘jade’ (nefrit) por ka këtë kuptim; nefir është po ashtu epitet për lëkurën e lëmuar të një gruaje të bukur. Në kët mënyrë “vesa e bardhë” sjell ndër mend lotët në fytyrë e saj, por Vesë e Bardhë është po ashtu emri i një gjysmë muaji (hënave të plota dhe të ngrëna) në kalendarin hënor kinez; pra po hyjmë një pjesën e hershme të shtatorit dhe gjithashtu hedh fjalën se zonja tashmë nuk është aq e re. “Grila e kristaltë” natyrisht sjell ndër mend lotët në sytë e saj, përveç kësaj është po ashtu emri i një lloji tende me kristale graniti që e kishte në haremin perandorak, tek i cili çonin shkallët e mermerta.

Ajo po ashtu mund të njhihet si një konkubinë perandorake, e cila është duke e humbur vëmendjen e perandorëve. Perandorët kinezë atëbotë kishin shumë konkubina, çka ishte herë has here subjekt i protestave nga ana e klasës së zyrtarëve dhe poetëve që mendonin se ishte praktikë imorale; kjo është kundër natyrës dhe po ashtu e rrezikshme për Taon e qeverisjes së mirë. Moraliteti i kësaj ishte parë nga pikëpamja e vajzave; disa prej të cilave kishte fare pak gjasa ta takonin Perandorin, por prapë duhej të plakeshin dhe të jetonin të vetmuara në shërbim të tij. Kjo ishte diçka mizore dhe e panatyrshme.

Li Po nxori titullin e poezisë dhe një pjesë të figurshmërisë së saj nga një chüeh-chü të Hsieh T’iao-s, 464–99, të cilin e adhuronte thellësisht, dhe për të cilinShen Yüeh kishte thënë ‘Ne s’kemi pasur një poezi të tillë që 200 vjet!’. Temat dhe, të themi kështu, dekorimet e poezive kineze shpesh përsëriten kështu, në një mënyrë pak më familjare për ne në pikturë. Kjo nuk ishte menduar të nxirrte nga origjinaliteti të mudnshmen në një poezi, jo më shumë se sa që mund t’i mendojmë një “Natyrë të vdekur”, apo “Portretin e një zonje” si diçka që s’mund të kenë origjinalitet, sepse një gjë e tillë ishte bërë më parë. Synimi i një poezie të tillë ishte, si ai i pikturës, të mund t’i ktheheshe shpesh.

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013

/Përkthimi: Gazeta Express