Nisin hetimet për rastin e foshnjës që u dërgua pa shenja jete në emergjencën e QKMF’së në Suharekë
Lajme
Gazeta Express
26/05/2023 8:55
Një foshnjë është dërguar dje pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Për këtë rast, Policia ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet, raporton Express.
Prokurori ka urdhëruar që të hapet rasti dhe trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në
Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Suharekë 25.05.2023 – 15:.40 Në emergjencën e QKMF është
dërguar një foshnje pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar
prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për
obduksion”, thuhet në raport.