Një trajlet që transportonte naftë ka pësuar një defekt mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.
Mësohet se serbatori i trajlerit është çarë dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në mes të rrugës.
Zjarrfikësja po bën të mundur pastrimin pasi nga nafta e derdhur është krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
/Gazeta Express