Osmani e nis vizitën në Serbi nga Ambasada amerikane në Beograd
Ballina
Gazeta Express
25/05/2023 11:17
Kryediplomait i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitën e tij në Serbi në rolin e kryesuesit të OSBE-së e nis nga Ambasada e SHBA-së në Beograd. Ministri Osmani në rrjetin social “tuiter” ka shpërndarë foton me ambasadorin Kristofer Hill dhe ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e SHBA-së ndaj kryesimit të RMV me OSBE-në.
Hill është i njohur për kontributin e tij edhe në Maqedoninë e Veriut si ambasador. Osmani do të qëndrojë sot dhe nesër në Serbi për t’u takuar me krerët e lartë të shtetit serb. Osmani ka marrë kryesimin e OSBE-së nga muaji janar dhe do kryesoj me të njëjtën deri në fund të këtij viti.